Lidhje

Obama: Greqia ka nevojë për mbështetje nga e gjithë Evropa

  • Zëri Amerikës

Obama: Greqia ka nevojë për mbështetje nga e gjithë Evropa

Obama: Greqia ka nevojë për mbështetje nga e gjithë Evropa

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se Greqia ka nevojë për mbështetje nga e gjithë Evropa nëse kërkon të dalë nga fatkeqësia e vet ekonomike.

Duke folur në Shtepinë e Bardhë përkrah Kancelares gjermane Angela Merkel, zoti Obama i quajti problemet ekonomike të Evropës të vështira dhe të komplikuara. Ai tha se Greqia ka nevojë për reforma strukturore për ta bërë sistemin e vet ekonomik më konkurues dhe më transparent.

Presidenti tha se Greqia ka nevojë për investime. Ai u bëri thirrje huadhënësve të Greqisë që të vendosin përkrah vendeve evropiane se si do të menaxhohen borxhet. Presidenti Obama tha se rritja ekonomike amerikane varet nga zgjidhja e drejtë e problemeve të Evropes duke e quajtur falimentimin një fatkeqësi për Shtetet e Bashkuara

XS
SM
MD
LG