Lidhje

Presidenti Obama parashtron planet për dhunën nga armët


Presidenti Barak Obama i bëri thirrje Kongresit të marrë masa për të rivendosur ndalimin e armëve luftarake në duart e popullatës dhe për të mbyllur boshllëqet që lejojnë blerjen e armëve të zjarrit nga shitës privatë pa kontrolluar të kaluarën e tyre.

Presidenti Obama tha sot në Shtëpinë e Bardhë se ka ngarkuar Nënpresidentin Joe Biden për të dalë me një seri propozimesh konkrete jo më vonë se muaji janar për të zgjidhur problemin e dhunës me armë zjarri.

Ai vuri në dukje se një numër amerikanësh, duke përfshirë policë, janë vrarë nga armët e zjarrit që nga dita e premte, kur një person i armatosur me armë luftarake vrau 20 fëmijë dhe 6 të rritur në një shkollë fillore të shtetit Konektikat, tragjedia e dytë më e madhe e këtij lloji në historinë amerikane.

Presidenti Obama tha se vendi ka një detyrim të madh për të parandaluar një dhunë të tillë në të ardhmen.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG