Lidhje

Obama: Hamasi të ndalë i pari sulmet


Presidenti Barak Obama thotë se përpjekjet për të zgjidhur konfliktin më të fundit mes Izraelit dhe grupit ekstremist palestinez, Hamas, duhet të fillojnë me ndaljen e sulmeve të ekstremistëve ndaj territorit izraelit.

Zoti Obama i bëri komentet sot gjatë vizitës në kryeqytetin tajlandez, Bankok. Presidenti ritheksoi mbështetjen amerikane për atë që e cilësoi si e drejta e Izraelit për t’u vetëmbrojtur nga raketat që hidhen nga Gaza drejt banesave izraelite.

Zoti Obama shtoi se do të ishte skenari më optimal, nëse sulmet me raketa ndalin para se të shkallëzohet më tej ofensiva pesë ditore izraelite kundër ekstremistëve në Gazë. Ai tha se gjatë ditëve të fundit kishte biseduar disa herë me udhëheqës të Izraelit, Egjiptit dhe Turqisë në përpjekje për arritjen e këtij qëllimi.

Izraeli ndërmori sot sulme të reja ajrore ndaj atyre që i cilësoi si objekte të ekstremistëve në Gazë, duke vrarë të paktën 10 banorë të qytetit të Gazës, përfshirë gra dhe fëmijë.
XS
SM
MD
LG