Lidhje

Presidenti Obama shtyn udhëtimin jashtë vendit në përpjekje për kujdesin shëndetësor

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama shtyn udhëtimin jashtë vendit në përpjekje për kujdesin shëndetësor

Presidenti Obama shtyn udhëtimin jashtë vendit në përpjekje për kujdesin shëndetësor

Presidenti amerikan Barak Obama ka shtyrë udhëtimin e tij për në Indonezi dhe Australi për tu përqendruar në një shtytje përfundimtare për të miratuar reformën e kujdesit shëndetësor.

Shtepia e Bardhë tha të premten se presidenti Obama do të fillojë udhëtimin me 21 mars, tre ditë nga planifikimi fillestar, dhe do të kthehet në Uashington me 26 mars.

Zoti Obama prej kohësh i ka kërkuar Kongresit që të miratojë legjislacionin, një përparësi për administratën e tij.

Zëdhënësi i Shtepisë së Bardhë Robert Gibbs tha se përpjekjet kanë marrë vrull dhe se presidenti do të bëjë përpjekjet përfundimtare duke kërkuar një takim me ligjvenësit.

Republikanët janë të vendosur kundër planit të presidentit Obama për kujdesin shëndetësor dhe administrata po punon për të siguruar mbështetjen e demokratëve. Presidenti shkon të henën në Ohajo në një fushatë nxitëse mbi propozimet e tij për kujdesin shëndetësor.

Zëdhënësi i Shtepisë së Bardhë hodhi poshtë pyetjet e gazetarëve rreth shtyrjeve të mëteshme të udhëtimit, duke thënë se Indonezia dhe Australia janë jetësore për interesat amerikane.

XS
SM
MD
LG