Lidhje

Obama nderon viktimat e sulmit


Presidenti Barack Obama bëri dje homazhe në ambasadën franceze në Uashington, në nderim të viktimave në Paris. Ai tha se Amerika qendron e bashkuar me vëllezërit francezë për të garantuar se drejtësia do ta thotë fjalën e saj dhe mënyra perëndimore e jetesës do të mbrohet.

Presidenti tha se terrori nuk mund të errësojë dot lirinë dhe se ne mbrojmë ideale të cilat ndriçojnë botën.

Në vijim të sulmit terrorist në Francë, burime nga Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftuan se Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder, do të shkojë në Paris ditën e dielë. Ai do të diskutojë rreth mënyrave për t'u përballur me ekstremizmin e dhunshëm pas sulmit ndaj revistës satirike Charlie Hebdo.

Zoti Holder do të marrë pjesë gjithashtu në një ministerial ndërkombëtar të organizuar prej ministrit francez të punëve të brendshme. Sipas zyrtarëve të Departamentit amerikan të Drejtësisë, temat e takimit do të jenë përballimi i kërcënimit terrorist, luftëtarëve të huaj dhe ekstremizmit të dhunshëm.

XS
SM
MD
LG