Lidhje

Obama, thirrje Kongresit të punojë për hapjen e vendeve të reja të punës


Obama, thirrje Kongresit të punojë për hapjen e vendeve të reja të punës

Obama, thirrje Kongresit të punojë për hapjen e vendeve të reja të punës

Presidenti Barak Obama ka ripërsëritur thirrjen e tij drejtuar Kongresit për të vendosur interesat e vendit përpara interesave politike dhe të punojnë për hapjen e vendeve të reja të punës për amerikanët.

Zoti Obama mbajti fjalimin e tij të përjavshme nga një komunitet agrar në shtetin Ilinois.
Ai i bëri thirrje Kongresit të miratojë një ligj për ndërtimin e rrugëve, urave dhe projekteve të tjera që hapin vende pune në infrastrukturë. Ai gjithashtu u bëri thirrje ligjvënësve që të miratojnë ligjin e taksave i cili u mundëson familjeve të kursejnë 1 mijë dollarë në vit.
Zoti Obama tha se “këto janë ide të logjikshme të cilat janë mbështetur si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët”. Ai tha se anëtarët e Kongresit të cilët po merren me lojëra politike po e mbajnë vendin prapa.

Presidenti Obama ka njoftuar se të prezantajë një nismë të re për krijimin e vendeve të reja të punës në fillim të shtatorit, pas kthimit të kongresit nga pushimet e verës.
Në fjalimin e republikanëve, guvernatori Ohio John Kejsik u bëri thirrje anëtarëve të partisë së tij për të punuar me demokratët, por ai paralajmëroi që të mos bëhet kompromis me parimet e tyre.

Të premten, qeveria tha se shkalla e papunësisë muajin e kaluar u rrit në 28 shtete përfshirë kryeqytetin i vendit, Uashington. Nëntë shtete regjistruan ulje të nivelit të papunësisë kruse në 13 shtete tjera niveli i papunësis nuk ka ndryshuar.
Niveli i papunësisë në Shtetet e Bashkuara ka mbetur në kuotën 9 për qind ose më lart për më shumë se dy vjet.

XS
SM
MD
LG