Lidhje

1500 trupa të tjera amerikane në Irak


Presidenti Barack Obama ka autorizuar dërgimin e 1,500 trupave tjera në Irak në muajt e ardhshëm, si pjesë e misionit për të luftuar militantët e Shtetit Islamik. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se trupat amerikane nuk do të marrin pjesë në misione lufturake, por do të ndihmojnë në trajnimin dhe këshillimin e forcave irakiane dhe kurde të cilat po luftojnë militantët islamikë. Presidenti Obama gjithashtu do t’i kërkojë Kongresit 5,6 miliardë dollarë për financimin e fushatës. Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se në kërkesën e Presidentit përfshihen 1,6 miliardë dollarë për krijimin e një fondi për mbështetjen e përpjekjeve për trajnimin dhe pajisjen e forcave irakiane.

“Sekretari Hagel bëri këtë rekomandim Presidentit në bazë të kërkesës së qeverisë së Irakut, vlerësimeve të Komandës Qendrore Amerikane ndaj njësive të saj në Irak, përparimit të forcave irakiane në fushën e sigurisë, dhe në përputhje me zhvillimin e një plani të koalicionit në fushatën për mbrojtjen e rajoneve kyçe dhe vazhdimin e ofensivës kundër ISIL-it”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Shtëpia e Bardhë thotë se trupat nuk do të kenë një rol luftarak, por do të ndihmojnë në trajnimin dhe këshillimin e forcave irakiane dhe kurde.

Presidenti Obama gjithashtu do t’i kërkojë Kongresit 5,6 miliardë dollarë për financimin e fushatës. Njoftimi i së premtes erdhi pasi Presidenti Obama u takua me udhëheqësit e Kongresit

Ai pritet të diskutojë me ligjvënësit kërkesën për financimin e fushatës dhe dëshirën e tij që Kongresit të votojë për autorizimin e përdorimit të forcës ushtarake kundër grupit Shtetit Islamik.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG