Lidhje

Obama: gjendja e refugjatëve të bllokuar në Irak është përmirësuar


Presidenti Barak Obama thotë se goditjet ajrore amerikane kanë thyer rrethimin e një grupi militant islamik në një mal të Irakut verior ku janë strehuar civilët.

Zoti Obama tha sot se situata në mal është përmirësuar mjaft. Presidenti amerikan tha se nuk beson se do të duhet një operacion shtesë për evakuimin e refugjatëve që janë vënë në shënjestër nga Shteti Islamik si anëtarë të pakicës Jazidi.

Presidenti Obama, i cili foli nga shteti Masaçusets ku ndodhet me pushime, tha se goditjet ajrore kundër Shtetit Islamik do të vazhdojnë nëse ky grup ekstremist Suni kërcënon personelin apo objektet amerikane.

Megjithatë, Presidenti e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave tokësore në Irak.

XS
SM
MD
LG