Lidhje

Presidenti Obama do të vizitojë tre shtete për të nxitur politikat ekonomike


Presidenti Obama do të vizitojë tre shtete për të nxitur politikat ekonomike
Presidenti Obama do të vizitojë tre shtete për të nxitur politikat ekonomike

Presidenti kthehet në shtetin Iowa, ku fitorja e tij mes kandidatëve demokratë për president në vitin 2008 i dha atij vrull drejt fitores historike për në Shtepinë së Bardhë. Iowa dhe shtete të tjera qendrore janë goditur rendë nga kriza ekonomike dhe presidenti do të vazhdojë përpjekjet që filloi vitin e kaluar për tu përqendruar në menyra për hapjen e vendeve të punës dhe për të përfituar nga teknologjia e re për vende pune.

Në Fort Madison të shtetit Iowa, ai ka në plan të vizitojë Siemens Energy, ku prodhohen helikat gjigande për turbinat me erë. Në atë qytet dhe dy vende të tjera, shifrat e papunësisë janë ndërmjet 9 dhe 11 përqind, shumë më tepër se mesatarja e përgjishme e vendit prej 6.8 përqind.

Sot më vonë, presidenti pritet të zhvillojë një takim popullor në Ottumwa të shtetit Iowa në një stil të perseritur ku ai u përgjigjet pyetjeve nga të pranishmit dhe degjon histori personale nga salla.

Të merkurën, ai do të shkojë në Illinois, ku sherbente si senator i atij shteti para se të zgjidhej në Senatin amerikan dhe më pas në Shtepinë e Bardhë. Po ashtu, edhe Illinois po vuan pasojat e papunësisë së madhe. Presidenti ka në plan të vizitojë një impiant biokarburantesh në shtetin fqinj Missouri.

Që nga arritja e miratimit nga Kongresi të reformës në shendetësi, presidenti është përqendruar në përpjekjet për të miratuar një projekligj për reformimin e sistemit rregullator financiar të vendit.

Megjithëse Shtepia e Bardhë ka venë theksin në përqendrimin e temës së vendeve të punës në udhëtimin e presidentit, zëdhënësi Robert Gibbs tha në një konferencë shtypi të henën se është e veshtirë të ndash shqetësimet e ameriaknëve për vendet e punës nga shqetësimet e tyre rreth veprimtarisë së industrisë financiare që çoi në krizën ekonomike të vendit.

Nuk mendoj se ndokush nga 8.4 milion amerikanët që kanë humbur vendet e punës që nga fillimi i recesionit që do ta ndanin sjelljen e rrezikshme të Wall Street-it që shkaktoi renien e madhe ekonomike të vendit që çoi në humbjen e 8. 5 milion vende pune. Ndoshta, nëse ke patur luksin për të mos humbur vendin e punës, është më e lehtë që ti degëzosh keto dy çështje.

Në një test të rendësishëm votimi mbrëmë dhe mes opozitës republikane, Senati nuk arriti të shënonte përparime drejt një debati të plotë. Sipas një ankete nga ABC News dhe Washington Post të publikuar të henën, afersisht dy të tretat e amerikanëve mbështetin shtrengimin e rregulloreve për institucionet financiare, një rritje e vogël kjo që nga fillimi i vitit.

Shtepia e Bardhë vazhdon të citojë përmirësimin e shtimit të vendeve të punës në muajin e parë të vitit si provë që politikat e presidentit po funksionojnë.

Zëdhënësi i Shtepisë së Bardhë Gibbs theksoi se kur presidenti Obama erdhi në pushtet, shifrat mujore të humbjes të vendeve të punës në shkallë kombëtare ishin rreth 800 mijë krahasuar me shtimin e vendeve të punës prej 162 mijë syresh muajin e fundit.

Republikanët vazhdojnë të kritikojnë presidentin Obama rreth politikave të tij ekonomike në prag të takimit të parë të Komisionit të Pavarur Kombëtar për Përgjegjësitë Fiskale, të krijuar nga presidenti Obama për të trajtuar defiçitin në rritje dhe borxhet.

Përmes një deklerate të henën, udhëheqësi i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve John Boehner pohoi se amerikanët duan që presidenti të veprojë menjëherë për të trajtuar atë që republikanët e quajnë, shpenzime të dala jashtë kontrolli.

XS
SM
MD
LG