Lidhje

Presidenti Obama i jep fund vizitës në Lindjen e Mesme


Presidenti Obama e mbylli turneun e tij 4-ditor në Lindjen e Mesme me një vizitë në qytetin antik të Petrës, në Jordani, të ngritur mbi gurë. Gjatë turneut presidenti Obama vizitoi për herë të parë Izraelin, në përpjekje për rigjallërimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

Në Jordani, Presidenti vlerësoi Mbretin Abdullah për qëndrimin që ka mbajtur kundër Presidentit sirian Bashar al-Assad, si dhe për strehimin e refugjatëve në vendin e tij. Presidenti Obama u takua gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

Zyrtarët amerikanë thonë se Sekretari i Shtetit John Kerry ka në plan sot të takohet veças me udhëheqësit izraelit dhe palestinez, për të vazhduar bisedën që ata patën me presidentin Obama.
XS
SM
MD
LG