Lidhje

Obama diskutime me udhëheqësit e Kongresit


Presidenti takohet sot me Heri Rid, Miç Mekonëll, Xhon Bejnër dhe Nenci Pelosi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama do të zhvillojë diskutime të minutës së fundit në Shtëpinë e Bardhë me katër udhëheqësit kryesorë të Kongresit ndërkohë që po afrohet afati i katrastrofës fiskale.

Zoti Obama do të takohet sot me udhëheqësit demokratë dhe republikanë në Senat, Heri Rid dhe Miç Mekonëll, Kryetarin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bejnër dhe udhëheqësen e pakicës, Nenci Pelosi.

Nëse nuk arrihet marrëveshje deri më një janar, pothuajse për të gjithë amerikanët taksat do të ngrihen dhe shpenzimet qeveritare do të shkurtohen automatikisht. Ekonomistët kanë frikë se një gjë e tillë do ta zhyste përsëri ekonominë amerikane në recesion.

Udhëheqësit republikanë të Kongresit i kanë thirrur përsëri Dhomën e Përfaqësuesve në sesion të djelën në mbrëmje. Dhoma i mbylli punimiet javën e kaluar pasi nuk ariti të bënte gjë për një marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, Senati vazhdoi punën. Kreu i demokratëve në Senat, Harry Reid tha se duket që Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt katastrofës fiskale. Zoti Reid kritikoi ashpër dje në një seancë në Senat, kreun republikan të Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner, duke e akuzuar se po shqetësohet më shumë për të ruajtur postin, se sa për të arritur një marrëveshje.

Zoti Boehner publikoi një deklaratë po dje ku nxiste demokratët që kontrollojnë senatin, që të miratojnë një paketë për zvogëlimin e deficitit e cila sipa tij do të parandalojë çuarjen e vendit në katastrofën fiskale.

XS
SM
MD
LG