Lidhje

Caroline Kennedy, ambasadore në Japoni


Presidenti Obama emëroi znj. Kennedy, duke e quajtur atë një punonjëse të shkëlqyer të shërbimit publik

Presidenti Barack Obama emëroi Caroline Kennedy-n, vajzën e presidentit të ndjerë John F. Kennedy, në postin e ambasadores në Japoni. Zoti Obama e quajti zonjën Kennedy një punonjëse të shkëlqyer të shërbimit publik që do të sjellë një experiencë të thellë dhe një dedikim të madh në rolin e saj të ri.

Presidenti Barack Obama njoftoi se ka emëruar Caroline Kennedy-n si ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Japoni, duke i ofruar anëtares së familjes së famshme amerikane një rol të ri në shërbim të vendit.

Kennedy, avokate dhe redaktore botimesh, po shpërblehet për ndihmën e dhënë ndaj presidentit Obama për në Shtëpinë e Bardhë, aty ku i ati i saj shërbeu deri kur u vra 50 vjet më parë.

Në se konfirmohet, ajo do të jetë gruaja e parë në një post ku shumë amerikanë të tjerë të shquar kanë shërbyer për të forcuar lidhjet jetike me Azinë. Caroline Kennedy i dha shtytjen e madhe zotit Obama për të marrë kandidaturën për president në vitin 2008, hera e parë që ajo i jepte mbështetje një kandidati presidencial përveç xhaxhait të saj Ted Kennedy në vitin 1980.

Ajo luajti rol të rëndësishëm, veçanërisht në tërheqjen e votueseve gra në shtetet e pavendosura gjatë të dyja fushatave presidenciale të zotit Obama.
.
Gjatë një fjalimi në kuvendin demokrat në vitin 2012, Zonja Kennedy e quajti Obamën “llojin e udhëheqësit që i ati i saj përshkruante në librin ''Portrete të guximit".

55 vjeçarja Kennedy nuk ka ndonjë lidhje të dukshme me Japoninë, një aleat i rëndësishëm në sfidën ndaj ambicjeve bërthamore me Korenë e Veriut. Japonia është një nga partnerët më të rëndësishëm tregëtarë dhe ushtarakë të Shteteve të Bashkuara dhe shumë udhëheqës të shquar politikë amerikanë kanë shërbyer atje si ambasadorë.

Caroline Kennedy ishte pranë ditëlindjes së saj të gjashtë kur iu vra i ati dhe që nga ajo kohë banon në qytetin e Nju Jorkut. Ajo ka një diplomë nga Universiteti i Harvardit dhe një doktoratë nga Universiteti Kolumbia, është e martuar me artistin Edwin Schlossberg dhe ka tre fëmijë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG