Lidhje

Obama kërkon një tjetër marrëveshje me Rusinë

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Presidenti amerikan Barack Obama tha se ka vend për një tjetër marrëveshje për kontrollin e armëve me Rusinë.

Pas bisedimeve me presidentin rus Dmitry Medvedev sot në Seul, zoti Obama tha se të dyja vendet mund të vazhdojnë të shënojnë përparim në shkurtimin e arsenalit të armëve bërthamore.

Presidenti tha se ka në plan të vazhdojë një raund tjetër shkurtimesh me presidentin e zgjedhur rus Vladimir Putin.

Në një bisedë pa ditur se mikrofonat ishin të hapur, udhëheqësi amerikan tha se ai do të ishte më fleksibël për një marrëveshje për çështjen e mbrojtjes nga raketat pas zgjedhjeve presidenciale amerikane. Zoti Medvedev tha se e mirëkuptonte dhe se do t’ja përcillte mesazhin presidentit të zgjedhur Putin.

Të dy udhëheqësit me sa duket nuk kishin ndër mend t’i bënin deklaratat publike. Shtëpia e Bardhë tha më vonë në një deklaratë se meqë viti 2012 është vit zgjedhjesh në të dyja vendet, nuk është koha kur mund të pritet një marrëveshje.

Mosmarrëveshjet mbeten mes Shtetet e Bashkuara dhe Rusisë në çështje të tilla si Siria dhe planet amerikane për sistemin e mbrojtjeve nga raketat në Evropë.

Megjithë mosmarrëveshjet,presidenti Medvedev tha sot se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë në statusin më të mirë në 10 vjet.

XS
SM
MD
LG