Lidhje

Obama kërkon t'u jepet fund subvencioneve për kompanitë e naftës

  • Zëri Amerikës

Obama kërkon t'u jepet fund subvencioneve për kompanitë e naftës

Obama kërkon t'u jepet fund subvencioneve për kompanitë e naftës

Presidenti Barak Obama tha se ka ardhur koha t’u jepet fund 4 miliardë dollarë subvencioneve për kompanitë e gazit dhe naftës dhe të investohet për pavarësinë energjitike të Amerikës.

Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm në radio dhe internet, zoti Obama tha se investimi në burimet e ripërtëritshme të energjisë është rruga për të luftuar çmimet në rritje të naftës. Presidenti tha se nuk është dakort me një propozim të kongresit për të shkurtuar investimet për energji të pastërt me 70 përqind për të ulur defiçitin.

Zoti Obama bëri thirrje për të vazhduar prodhimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të naftës në vend. Ai tha se prokurori i përgjithshëm ka caktuar një ekip që do të vëzhgojë manipulimet në tregjet e naftës.

XS
SM
MD
LG