Lidhje

Obama zotohet për reforma në Agjencinë Tatimore


Presidenti Barak Obama është betuar të korrigjojë shkeljet që janë vërejtur në Agjencinë Tatimore Amerikane, IRS. Ndërkaq, ai i doli në mbrojtje procesit hetimor lidhur me nxjerrjen e sekreteve të sigurimit kombëtar që u pasuan nga kontrolli i telefonatave të një agjencie lajmesh.

Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se nuk ishte në dieni të shkeljeve të agjencisë tatimore e cila kishte vënë në shenjestër grupe konservatore, deri kur një raport mbi këto probleme ra në dorë të medias javën e kaluar. Presidenti tha se vëmendja e tij imediate është përqëndruar në ndreqjen e problemeve, që të garantohet se agjencia nuk favorizon një grup politik mbi një tjetër.

Presidenti shtoi se ka besim të plotë tek Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder, i cili ka dhënë urdhër për një hetim për vepra penale lidhur me këtë çështje. Të mërkurën u pushua nga puna drejtori në detyrë i Agjencisë Tatimore Steven Miller. Republikanët kërkojnë masa të mëtejshme.
XS
SM
MD
LG