Lidhje

Kongresi me pushime në gusht, rifillon debatet në shtator

  • Cindy Saine

Presidenti Obama u takua me demokratët për të diskutuar mbi një strategji në prag të ndërprerjes së punës nga ligjvënësit

Presidenti Obama u takua dje në Kongresi me demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit, për të diskutuar mbi një strategji në prag të ndërprerjes së punës nga ligjvënësit, për t’u kthyer në shtetet e tyre, për takime me zgjedhësit. Si demokratët, edhe republikanët, po i shqyrtojnë me kujdes pozicionet e tyre në prag të mundësisë së dështimit të një marrëveshjeje mes të dyja partive lidhur me financimin e qeverisë federale dhe rritjen e tavanit të borxhit. Siç na njeh materiali në vazhdim, beteja që po afrohet po ngre përsëri shqetësimet mbi një qeveri jo funksionale.


Presidenti Obama përdori tre fjalë për të karakterizuar fokusin e takimit:

"Jobs, growth and the middle class."-Vende pune, rritje ekonomike dhe shtresa e mesme


Pas takimit, demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve e vlerësuan presidentin për këmbënguljen e tij në përpjekjet për shtresën e mesme, në betejat e vazhdueshme me republikanët. Kjo çështje është pjesë e një beteje të re që po afrohet lidhur me financimin e qeverisë federale dhe rritjen e tavanit të borxhit në Shtetet e Bashkuara, që ka mundësi të rishfaqet pas pushimeve të Kongresit në muajin gusht.


Steny Hoyer është kryetar i grupit të demokratëve në Kongres.

“Presidenti e bëri tepër të qartë, se ndërsa ai ishte i përgatitur për të bashkëpunuar me kolegët tanë republikanë, ai nuk don që të vihet në rrezik vlera e kreditimit të Shteteve të Bashkuara.”‬


Rritja e tavanit të borxhit do ta lejonte qeverinë amerikane të paguante borxhet.


Por në Senat, kryetari i pakicës republikane, Mitch McConnell, e qortoi presidentin që mban fjalime për ekonominë.


‪"....Do të ishte me të vërtetë mirë që presidenti të bashkëpunonte me Kongresin për të realizuar disa marrëveshje për gjëra të rëndësishme për popullin amerikan. Por duket se ai po preferon të ndjekë një politikë partiake.







Të martën, Presidenti Obama foli në Chattanooga, të Tennessee, ku i bëri një ofertë të re republikanëve.

“Nuk dua të vazhdoj me argumentet e vjetra, ku unë propozoj një ide edhe republikanët i thonë JO, seps është ideja ime. ((Applause)) Prandaj, unë do të përpiqem të ofroj diçka që të mund ta mbështesin njerëzit seriozë nga të dyja partitë: një marrëveshje që thjeshtëzon kodin e taksave për bizneset tona dhe krijon vende pune të paguara mirë për shtresën e mesme që punon në këto biznese.”

Por Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Republikani John Boehner nuk ishte entuziast për këtë propozim.


“Skema e propozuar prej tij në fakt kërkon taksa më të larta për bizneset e vogla, se sa për kompanitë e mëdha. E reja e këtij propozimi është se ai do që të marrë disa nga këto të ardhura për t’i përdorur për paketën e tij të stimulimit.”


Pikërisht për të shkurtuar shpenzimet, disa anëtarë konservatorë të Dhomës së Përfaqësuesve në të kaluarën e kanë shtyrë Kongresin deri në buzë të greminës, për shkak të mospagimit të borxhit, që ka rrezikuar në mbylljen e qeverisë federale.


Analisti David Hawkings, redaktori i gazetës së Kongresit, Roll Call, me vizion dy-partiak, thotë se kjo mund të ndodhë përsëri:


"Përsëri ka një numër të madh republikanësh, sidomos në Dhomën e Përfaqësuesve, që mezi presin të ndodhë ky lloj konfrontimi dhe mendojnë se ata mund të fitojnë në këtë betejë.”


I pyetur në se qeveria amerikane ka falimnetuar, Hawkings thotë: Akoma jo.


"Unë do të thoja se një mbyllje e qeverisë, apo edhe më keq se kjo, mos shlyerja e detyrimeve tona do të ishte një shenjë empirike se qeveria federale ka falimentuar.”
Në Kongresin Amerikan do të mbretërojë qetësia ndoshta për një muaj, para stuhisë që po i afrohet në muajin shtator.

XS
SM
MD
LG