Lidhje

Presidenti Obama viziton Kongresin


Presidenti amerikan Barack Obama viziton Kongresit për tre ditë rresht këtë javë për bisedime me ligjvënësit – një përpjekje e pazakontë që synon zgjidhjen e debatit mbi shpenzimet qeveritare, taksat dhe borxhin kombëtar.

Zoti Obama, gjatë mandatit të parë rrallë u angazhua në diskutime të drejtpërdrejta të politikave me ligjvënësit në përgjithësi, duke preferuar të bisedonte me drejtues të kongresit apo të parashtronte pikëpamjet e tij në fjalime të stilit të fushatave.

Por javën e kaluar ai u takua me 12 republikanë të senatit gjatë një darke, dhe drekoi gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë me kundërshtarin e tij politik, ligjvënësin Paul Ryan. Disa ekspertë e kanë cilësuar këtë një offensive diplomatike ndërsa zoti Obama kërkon të rigjallërojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje të përgjithshme për financat qeveritare.

Shtetet e Bashkuara kanë akumuluar gjatë disa dekadave një borxh prej 16 trilion dollarësh, i cili vazhdon të rritet.
XS
SM
MD
LG