Lidhje

Pres. Obama edhe një herë thirrje Kongresit


Z. Obama tha dje në fjalimin e përjavshëm në radio dhe internet se ka biseduar me udhëheqësit demokratë e republikanë për një plan të balancuar

Presidenti Barak Obama po i bën thirrje Kongresit të arrijë marrëveshje për të shmangur ngritjen e taksave dhe shkurtimet e thella qeveritare që hynë në fuqi më 1 janar. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klain, na informon nga Shtëpia e Bardhë se hapi tjetër i dramës fiskale është në dorë të Senatit.

Në fjalimin e tij javor në radio dhe internet, zoti Obama tha se ekonomia amerikane nuk është në gjendje të përballojë atë që ai e quajti “vet-plagosje”.

"Tregu i shtëpive po përmirësohet, por mund edhe të ngecet nëse njerëzit paguhen më pak. Niveli i papunësisë është më i ulti që nga viti 2008, por familjet dhe bizneset rezervohen të shpenzojnë për shkak të mosfunksionimit që ata shikojnë në Uashington”.

Udhëheqësit e Senatit, demokrati Heri Rid dhe republikani Miç Mekonëll, po punojnë gjithë fund javën për të arritur një marrëveshje për të ulur deficitin e Shteteve të Bashkuara me qëllim që të shmanget e ashtuquajtura “katastrofë fiskale”. Ata mund të kenë një projekt-ligj gati për t’u hedhur në votë në Senat sot ose nesër.

Të dy udhëheqësit u shprehën me optimizëm se marrëveshja mund të arrihet, pasi u takuan me zotin Obama në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Presidenti tha në fjalimin e tij dje në radio dhe internet se besonte që senatorët mund të hartonin një marrëveshje që të miratohet nga Kongresi para skadimit të afatit.

Nëse jo, zoti Obama tha se i ka kërkuar zotit Rid të paraqesë një projektligj për të shmangur disa nga pasojat nëse nuk plotësohet afati.

Në përgjigjen e Partisë Republikane, senatori Roi Blant nga Mizuri, tha se besonte se një marrëveshje mund të arrihet, por u takon demokratëve të parin rolin parësor.

"Fatmirësisht, kapërcimi i katastrofës fiskale është i mundur. Nuk ka mbetur shumë kohë, por ende ka kohë për të vepruar. Si Presidenti Obama, ashtu edhe udhëheqësi i shumcës në Senat, Heri Rid, kanë thënë se një plan i realizueshëm është ai që do të miraohej nga të dy dhomat e Kongresit dhe repulikanët janë dakort me këtë”.

Presideni u takua të premten me senatorët Rid dhe Mekonëll, si dhe me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bejnër dhe udhëheqësen e pakicës, Nenci Pelosi. Ky ishte takimi i tij i parë me të gjithë udhëheqësit e Kongresit që nga 16 nëntori.

Zv/presidenti Xho Bajden dhe sekretari i Thesasit, Tim Gajtner, ishin gjithashtu të pranishëm në takim.

Senati i udhëhequr nga demokratët kthehet në sesion sot pasdite, kur Senatori Rid shpreson të ketë gati marrëveshjen për t’u hedhur në votim. Çdo marrëveshje që miratohet në Sanat, duket të miratohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve, e cila kthehet në sesion sot më vonë.

Presidenti Obama propozon uljen e deficitit pjesërisht duke ngritur taksat për amerikanët që fitojnë mbi 250 mijë dollarë në vit. Republikanët kanë vënë si kufi një milionëshin.

Republikanët kanë bërë fushatë për shkurtimin e shpenzimeve në programet sociale të qeverisë, diçka që demokratët e kundërshtojnë me forcë. Demokratët duan uljen e buxhetit të mbrojtjes, një ide që republikanët e kanë hedhur poshtë.

Nëse nuk arrihet marrëveshje deri nesër në fund të ditës, taksat për armerikanët do të ngrihen dhe shkurtimet e shpenzimeve qeveritare do të hynë në fuqi, gjë që është llogaritur në shumën e 600 miliardë dollarëve, po ashtu edhe kompensimet e papunësisë do të ndërpritetn.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG