Lidhje

Pres. Obama përshëndet përfundimin e mbikqyrjes së pavarësisë


Presidenti Obama shprehu sot mbështetje për njoftimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar mbi përfundimin e mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Ai tha në një deklaratë se Kosova ka bërë përparim të fuqishëm në ndërtimin e institucioneve të një shteti modern. Presidenti Obama i shprehu urime qeverisë, parlamentit dhe popullit të Kosovës në këtë moment historik, siç e quajti ai.

Presidenti Obama tha se ka ende punë për të bërë tani që udhëheqësit e Kosovës po marrin përgjegjësi të plotë për vendin. Ai bëri thirrje që Kosova të vazhdojë të angazhohet me fqinjët e saj, sidomos me Serbinë, për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura".

Një hap i tillë, thuhet më tej në deklaratën e presidentit amerikan, do të përforcojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës si dhe do të shërbejë për promovimin e stabilitetit, nga i cili varen perspektivat Euro-Atlantike të rajonit.
XS
SM
MD
LG