Lidhje

Ritme të pakënaqshme me programin shëndetësor


Departamenti amerikan i Shëndetësisë thotë se mbi 100 mijë amerikanë janë regjistruar në plane të reja sigurimesh shëndetësore përmes ligjit të ri për kujdes shëndetësor që hyri në fuqi më 1 tetor.

Sekretarja e Shëndetësisë Kathleen Sebelius tha dje se deri në fillim të këtij muaji, 106 mijë e 185 vetë janë regjistruar dhe po paguajnë për një plan të ri sigurimesh ose kanë zgjedhur një plan të ri por ende nuk kanë filluar pagesën. Kjo shifër përfaqëson vetëm 1 të pestën e afro 500 mijë vetëve që administrata kishte parashikuar se do të regjistroheshin gjatë muajit të parë që pas hapjes së programit qeveritar për kujdes shëndetësor.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney pohoi dje se shifrat janë goxha më të ulëta se parashikimet. Zyrtarët shpresojnë se disa miliona vetë do të regjistrohen para afatit të fundit më 31 mars të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG