Lidhje

Shtyhet për një vit zbatimi i plotë i ligjit të shërbimit shëndetësor


Presidenti Barak Obama vendosi ta shtyjë për një vit zbatimin e plotë të ligjit të tij të ri të shërbimit shëndetësor.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë disa javë pasi administrata e tij u ndesh me akuzat për mosmbajtjen e premtimit dhe me problemet teknike, zoti Obama i kërkoi përsëri falje 5 për qind të amerikanëve, të cilët humbën shërbimin e tyre shëndetësor për shkak të ligjit të ri.

Kompanitë e sigurimeve shoqërore tani do të jenë në gjendje t’u ofrojnë atyre mundësinë për t’u rikthyer tek planet e vjetra, por atyre nuk u kërkohet ta marrin atë hap medoemos.

Presidenti pranoi se administrata e tij dështoi me fazën e parë të planit të kujdesit shëndetësor të quajtur “Obamacare”, duke shtuar se i duhej të rifitonte besimin e popullit amerikan. Por ai shtoi se megjithë këto probleme, ai nuk t’i dëgjojë thirrjet për minimin e ligjit.

Më parë, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner, tha se populli amerikan nuk mundet ta besojë Shtëpinë e Bardhë dhe nuk do ta lejojë administratën Obama “të shkatërrojë” sistemin më të mirë shëndetësor në botë.
XS
SM
MD
LG