Lidhje

Presidenti amerikan Barak Obama nënshkroi në ligj reformën e kujdesit shëndetësor

  • Zëri Amerikës

Presidenti amerikan Barak Obama nënshkroi në ligj reformën e kujdesit shëndetësor duke i dhënë fund betejës njëvjeçare me republikanët e opozitës dhe me disa ligjvënës të partisë së tij demokrate.

Kjo është reforma më e rëndësishme për kujdesin shëndetësor amerikan në katër dekada. Ligji do të zgjerojë siguracionin shëndetësor për të mbuluar 32 milionë amerikanë që nuk e kanë atë.

Nxitja për reformë solli një debat emocional në mbarë vendin dhe u kundërshtua me forcë nga republikanët në të dyja dhomat e kongresit.

Masa u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve të djelën me një diferencë të ngushtë, ku të gjithë republikanët dhe 34 demokratë e kundështuan atë.

Zyrtarët në disa shtete kanë ngritur padi kundër reformës duke e quajtur atë antikushtetuese dhe shkelje të sovranitetit të shtetit. (ze)

XS
SM
MD
LG