Lidhje

Presidenti Obama takohet me Mbretin Abdullah


Në ndalesën e tij të fundit të turneut në Lindjen e Mesme, Presidenti Barak Obama dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah diskutuar ndikimin serioz të luftës civile në Siri për rajonin. Ata diskutuan gjithashtu edhe përpjekjet për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Dan Robinson, na informon për konferencën e tyre të shtypit në kryeqytetin jordanez, Aman.

Zoti Obama vizitoi Jordaninë për të riafirmuar mbështetjen për aleatin e vjetër strategjik të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht tani që Jordania po mban peshën e strehimit të qindra mijëra refugjatëve sirianë.

Mbreti Abdullah tha se Jordania nuk do t’i kthejë mbrapsht refugjatët, por ka nevojë për ndihmë për të mbuluar koston e mbështetjes së tyre që tani ka kapur 550 milionë dollarë në vit dhe vazhdon të ngrihet.

"Aktualisht ne kemi nevojë për një ndihmë urgjente nga komuniteti ndërkombëtar për të përballuar sfidat që ne si vende kufitare me Sirinë po ndeshim”.

Mbreti Abdullah tha se tani ka 460 mijë refugjatë në Jordani dhe ky numër mund të dyfishohet. Ai tha se është e nevojshme të shtohen furnizimnet për njerësit në nevojë në Siri dhe për ata që janë larguar nga vendi.

Presidenti Obama tha se po punon me Kongresin për t’i dhënë një ndihmë shtesë prej 200 milionë dollarësh Jordanisë.

Në bisedime u trajtuan edhe shqetësimet rreth konfliktit të zgjatur sektar dhe ajo që mbresi e quajti mundësi të “copëtimit” të Sirinë, me pasoja shkatërrimtare për rajonin.

Zoti Obama tha se është shumë i shqetësuar se Siria mund të bëhet “enklavë” për grupet ekstremiste dhe theksoi se kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë me partnerët e tyre për të mbështetur një opozitë të fortë siriane.

"Edhe nëse ne japim një ndihmë të bashkërenduar dhe të planifikuar pa gabime, gjendja në Siri do të jetë edhe më e vështirë, pasi vendi ka në krye një udhëheqës që preokupohet më shumë për të qendruar në pushtet se sa për ta mbajtur vendin të bashkuar dhe për t’u kujdesur për popullin e tij”.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu edhe për bisedimet që Presidenti Obama pari me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë. Mbreti Abdullah tha se Jordania është gati të veprojë si “ndërmjetës” për rigjallërimin e përpjekjeve për negociata të drejtpërdrejta për zgjidhjen me dy shtete.

Zoti Obama tha se praktika e tij ishte së pari të dëgjojë dhe pastaj të diskutojë mënyrat për të hequr pengesat, duke vënë në duke se qasja e tij ka qënë modeste sepse më në fund u takon palëve të vendosin paqen.

Presidenti Obama i jep fund udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme me një vizitë në qytetin antik Petra të Jordanisë, para se të niset për në Uashington.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG