Lidhje

Obama: Mbyllja e qeverisë është një papërgjegjësi e madhe


Presidenti amerikan Barak Obama tha se mbyllja e qeverisë është një papërgjegjshmëri e madhe dhe pengon rimëkëmbjen e ekonomisë.

Të hënën pasdite presidenti i bëri thirrje Kongresit që të bëjë punën e tij dhe të miratojë një ligj të shpenzimeve qeveritare. Thirrja e tij ndodhi vetëm disa orë para mundësisë së mbylljes së qeverisë në mesnatë në rast se deri atëherë nuk miratohet një projekt-ligj për financimin e shpenzimeve të qeverisë.

Presidenti Obama akuzoi republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve se ata duan të eliminojnë financimin e ligjit të tij të sigurimeve shëndetësore për të kënaqur fraksionin e ekstremit të djathtë të partisë së tyre.

Ai tha se i gjithë vendi do të ndjente pasojat e mbylljes së qeverisë, jo vetëm punonjësit Federal që nuk do të paguhen, por edhe qytetarët të cilët varen nga shërbimet qeveritare.
XS
SM
MD
LG