Lidhje

Obama fajëson republikanët për mbylljen e qeverisë


Presidenti Barak Obama tha se republikanët që janë hedhur në një "kryqëzatë ideologjike" për përmbysjen e ligjit të tij të sigurimeve shëndetësore janë përgjegjës për mbylljen e qeverisë amerikane që filloi të martën.

Në ditën kur qeveria amerikane u mbyll pjesërisht përveç shërbimeve të domosdoshme, presidenti Obama u zotua se nuk do dorëzohet para kërkesave të republikanëve që ai i quajti të papërgjegjshme dhe që u mohojnë sigurimin shëndetësorë me kosto të përballueshme miliona amerikanëve.

Ai tha se mbyllja e qeverisë nuk arriti asgjë sepse ligji i sigurimeve shëndetësore është ligj i vendit, i miratuar nga Kongresi, i mbështetur nga votuesit dhe kushtetutshmëria e tij është miratuar nga Gjykata e Lartë.

Qeveria filloi mbylljen e pjesshme të marten, pasi Senati i kontrolluar nga demokratët hodhi poshtë projektligjin e Dhomës së Përfaqësuesve për shpenzimet i cili kërkonte shtyerjen e zbatimit të ligjit të presidentit Obama për sigurimet shëndetësore.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG