Lidhje

Obama, Merkel takohen në Shtëpinë e Bardhë


Obama, Merkel takohen në Shtëpinë e Bardhë
Obama, Merkel takohen në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Barak Obama tha se është vetëm “çështje kohe” para se udhëheqësi libian Moamar Gadafi të largohet nga pushteti.

Zoti Obama i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelaren gjermane Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se të dy udhëheqësit e kanë bërë të qartë se zoti Gadafi duhet të largohet dhe t’ia dorëzojë pushtetin popullit libian.

Presidenti amerikan tha se misioni i udhëhequr nga NATO-ja në Libi ka bërë përparim të ndjeshëm dhe ka realizuar qëllimin e mbrojtes së popullit libian nga “masakrimi i mundshëm” i Gadafit.

Gjermania nuk i ka mbështetur operacionet e NATO-s në Libi, por Presidenti Obama tha se dërgimi i trupave gjermane shtesë në Afganistan u ka dhënë mundësi aleatëve të tjerë të NATO-s të shtojnë mbështetjen e tyre për misionin.

Të dy udhëheqësit diskutuan një numër çështjesh në takimin e tyre në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë politikën ekonomike, Afganistanin, Libinë dhe procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG