Lidhje

Obama përqëndrohet tek punësimi i veteranëve

  • Dan Robonson

Obama u ka bërë thirrje ligjvënësve që të miratojnë ligjet për krijimin e një Korpusi për Punësimin e Veteranëve

Presidenti Barak Obama shkoi në shtetin mesperëndimor të Minesotës dje, për të shtuar prersionin e publikut ndaj Kongresit që të miratojë ligje për krijimin e vendeve të reja të punës për veteranët e ushtrisë amerikane. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dan Robinson, na informon se Zoti Obama i ka kushtuar shumë vemendje Minesotës, duke bërë disa vizita në këtë shtet, i cili ishte vitin e kaluar pjesë e turneut të tij me autobuz për të promovuar prolitikat e tij ekonomike.

Ai ka mbështetje të fortë në Minesota, ku edhe fitoi në vitin 2008. Sondazhet e opinionit e vënë atë aktualisht përpara Mit Romnit, i cili fitoi mjaft delgatë për të marrë emërimin e partisë republikane si kandidat për president në zgjedhjet e nëntorit.M

Dje, Presidenti Obama shkoi për vizitë në fabrikën Honeywell në
Golden Valley të Minesotës, duke e përdorur atë si platformë për thirrjen e tij më të fundit drejtuar Kongresit për të miratuar ligjet që ai ka propozuar për të ndihmuar ekonominë.

Zoti Obama ka propozuar krijimin e Korpusit të Punëve për Veteranët, për t’i ndihmuar ata pas kthimit nga shërbimi ushtarak jashtë vendit, duke thënë se Shtetet e Bashkuara duhet t’i kthejnë fjalët e mirënjohjes për pjesëtarët e forcave të armatosura në veprime.

"Dua që të gjithë anëtarët e forcave tona të armatosura dhe veteranët ta dinë se ne u jemi përgjithmonë mirënjohës për vitet e tuaja të shërbimit dhe për sakrificat që keni bërë. Pikërisht ashtu si ju keni luftuar për ne, ne do të vazhdojmë të luftojmë për ju, për më shumë vende pune, më shumë sigurime, më shumë mundësi për t’i ruajtuar të forta familjet tuaja, sepse ju do të na ndihmoni ta mbajmë Amerikën në krye në shekullin 21”.

Deklaratat e zotit Obama ishin pjesë e fushatës së tij për çfarë duhet të bëjë Kongresi amerikan për të stimuluar krijimin e vendeve të punës.

Ai përmenti gjithashtu raportin e fundit për vendet e punës që tregon se në muajin maj u shtuan vetëm 69 mijë vende pune, ndërsa papunësia u ngrit pak, duke kapur 8.2 përqind.

Presidenti Obama përmendi dy herë gjendjen shqetësuese fiskale në Evropë dhe tha se veprimet e Kongresit për propozimiet e tij do të ndihmonin për t’i mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga një tronditje e re ekonomike.

Shtëpia e Bardhë tha se shifrat e fundit për punën tregojnë se ekonomie ende nuk po rritet me shpejtësi, por theksoi se sektori privat ka shtuar vende pune për të 27-in muaj radhazi.

Udhëheqësit republikanë të Kongresit i komentuar shifrat e muajit maj më tepër si provë për dështimin e politikave të Presidentit Obama, duke i vënë theksin papunësisë që qendron mbi 8 përqind. Po ashtu edhe Mit Romni vazhdoi sulmet kundër politikave ekonomike të Presidentit Obama.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG