Lidhje

Obama përshëndet "ndryshimet e jashtëzakonshme" në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore


Obama përshëndet "ndryshimet e jashtëzakonshme" në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore
Obama përshëndet "ndryshimet e jashtëzakonshme" në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore

Presidenti Barak Obama përshëndeti "ndryshimet e jashtëzakonshme" që po ndodhin në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore dhe tha se një numër i madh njerzish janë përballur me dhunë, ndërsa kanë bërë thirrje për ndryshime demokratike. Këto komente zoti Obama i bëri sot gjatë një fjalimi që mbajti mbi disa ndryshime të politikës së jashtme amerikane në këto dy rajone të botës.

Duke folur sot në Departamentin e Shtetit, presidenti Obama tha se shembulli më ekstrem i përdorimit të dhunës ndaj protestuesve paqësorë është Libia, ku kolonel Moammar Gadhafi ndërmori një luftë kundër popullit të vet.

“Në Libi, ne shikuam mundësinë e një masakra të menjëhershme, morën mandatin për të vepruar si dhe dëgjuan thirrjet e popullit libian për ndihmë. Nëse ne bashkë me aleatët tanë dhe partnerët e koalicionit rajonal nuk do të kishim vepruar mijëra njerëz do të ishin vrarë. Përndryshe mesazhi do të kishte qënë i qartë: mba pushtetin duke vrarë sa më shumë njerëz. Tani koha po funksionon kundër Gadafit dhe ai nuk e ka vendin nën kontroll”.

Presidenti tha se edhe Siria ka zgjedhur "rrugën e vrasjeve dhe arrestimeve në masë". Ai i bëri thirrje Presidentit Bashar al-Assad që ose të udhëheqë një tranzicion drejt demokracisë ose "të mos bëhet pengesë". Zoti Obama i bëri thirrje qeverisë siriane që të ndalë hapjen zjarr ndaj protestuesve, të lejojë protestat paqësore dhe të mos bëjë arrestime të padrejta.

Presidenti Obama vuri në dukje se gjatë 6 muajve të fundit dy udhëheqës janë zëvëndësuar në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore, madje ai shtoi se "të tjerë mund të bëjnë të njëjtën gjë" ndërsa njerëzit ngrihen për të kërkuar respektimin e të drejtave të tyre.

Zoti Obama tha se do të jetë politika e Shteteve të Bashkuara që të nxisin refoma në mbarë rajonin dhe të mbështesin kalimin në demokraci. Ai tha se këto përpjekje fillojnë në Egjipt dhe Tunizi. Presidenti theksoi se një paqe e qëndrueshme është më më urgjente se kurrë më parë mes Izraelit dhe palestinezëve. Zoti Obama ka në plan të takohet nesër me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.

Në kuadër të suksesit të luftës kundër terrorizmit, presidenti e vuri theksin tek grushti i rëndë që pësoi al-Kaida kur humbi udhëheqësin e saj, Osama bin Ladenin.

“Pas vitesh lufte kundër al-Kaidës dhe bashkëpunëtorve të saj, ne i dhamë një grusht të rëndë al-Kaidës duke vrarë udhëheqësin e saj, Osama bin Laden. Bin Laden nuk ishte martir. Ai ishte një vrasës I masës, i cili ofroi një mesazh urrejtjeje, insistoi që myslimanët duhet të rrëmbenin armët kundër Perëndimit dhe se dhuna kundër burrave, grave dhe fëmijëve ishte e vetmja rrugë për ndryshime. Ai kundërshtoi demokracinë dhe të drejtat individuale për myslimanët në vafor të ekstremizmit të dhunshëm. Axhenda e tij përqëndrohej në atë që ai mund të shkatërronte dhe jo në atë që ai mund të ndërtonte”.

Presidenti propozoi një sërë nismash financiare për të mbështetur modernizimin ekonomik, reformat dhe stabilitetin në Egjipt dhe Tunizi, ku demonstratat pro-demokracisë çuan në dorëheqjen e sunduesve afat-gjatë autoritarë. Shtëpia e Bardhë njoftoi një shumë prej 1 miliardë dollarësh në ndihma borxhesh dhe në investime për 1 miliardë dollarë të tjerë në garanci huash për të dy vendet.

Këtë fjalim presidenti Obama e mban ndërkohë që kryengritjet më të sukseshme, të njohura si “Pranvera Arabe”, në Tunizi dhe Egjipt, janë mjegulluar nga konflikte më të dhunshme. Ndërkohë mbetet për t’u parë se si do të pritet fjalimi i sotëm i presidentit nga audienca ndërkombëtare, e veçanërisht në rajonin e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore.

XS
SM
MD
LG