Lidhje

Obama: Bisedimet izraelito-palestineze jetike pas ndryshimeve në Lindjen e Mesme

  • Zëri Amerikës

Obama: Bisedimet izraelito-palestineze jetike pas ndryshimeve në Lindjen e Mesme

Obama: Bisedimet izraelito-palestineze jetike pas ndryshimeve në Lindjen e Mesme

Presidenti Barak Obama thotë se ndryshimet e jashtëzakonshme që po ndodhin në Lindjen e Mesme e bëjnë më jetike se kurrë më parë që izraelitët dhe palestinezët të rifillojnë bisedimet e paqes.

Presidenti Obama i bëri këto komente sot në Shtëpinë e Bardhë pas një takimi me Mbretin Abdullah të Jordanisë. Zoti Obama u bëri thirrje si izraelitëve, edhe palestinezëve që të gjejnë një mënyrë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve dhe të rifillojnë negocimin e një procesi për krijimin e dy shteteve, që do të ekzistonin krah për krah njeri tjetrit “në paqe dhe siguri”, siç u shpreh presidenti.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe Jordania do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për të nxitur gjetjen e “një zgjidhjeje të drejtë dhe të barabartë” të konfliktit izraelito-palestinez, të cilin Mbreti Abdullah e cilësoi si “çështjen thelbësore të Lindjes së Mesme”. Presidenti Obama tha se ai diskutoi gjithashtu me Mbretin jordanez mbi gjendjen në Libi, si dhe ndryshimet politike që po ndodhin në vende si Egjipt dhe Tunizia.

XS
SM
MD
LG