Lidhje

Obama në Brazil, takohet me Presidenten Rusef

  • Zëri Amerikës

Obama në Brazil, takohet me Presidenten Rusef

Obama në Brazil, takohet me Presidenten Rusef

Presidenti Barak Obama, po vazhdon turneun e tij në Amerikën Latine. Ai u takua në Brazilia me presidenten braziliane Dilma Rusef, me të cilën diskutoi për bashkëpunimin në fushën ekonomike mes të dy vendeve.

Presidenti tha se ashtu sikurse edhe presidentja braziliane, ai mendon se vizita e tij është një mundësi historike për t’i nxitur të dy vendet, demokracitë më të mëdha të hemisferës perëndimore, në rrugën drejt një bashkëpunimi më të madh. Presidentja braziliane tha se është e nevojshme të ketë një ekuilibër më të madh në marrëdhëniet tregtare, si dhe më tepër përpjekje të përbashkëta për kërkimet teknologjike.

Ndërsa Presidenti amerikan përshëndeti fuqizimin e jashtëzakonshëm të Brazilit në arenën botërore, ai nuk u shpreh për ta mbështetur atë në përpjekjet për të patur një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit.

Zoti Obama tha se e kishte informuar zonjën Rusef lidhur me përpjekjet vendeve aleate, mes tyre qeveritë e SHBA dhe të vendeve arabe për vendosjen e një zone të ndalim-fluturimit në Libi. Brazili abstenoi në votimin që u mbajt javën e kaluar në Kombet e Bashkuara, dhe që autorizoi sulmin ndja forcave të Muamar Gadafit.

XS
SM
MD
LG