Lidhje

Obama: Nëse duhet, do të urdhëroja një operacion të ri në Pakistan


Obama: Nëse duhet, do të urdhëroja një operacion të ri në Pakistan
Obama: Nëse duhet, do të urdhëroja një operacion të ri në Pakistan

Presidenti Barak Obama tha se nëse do të ishte e nevojshme, ai do të jepte urdhër për një operacion të ri në Pakistan si ai që çoi në vrasjen e udhëheqësit të al-Kaidës, Osama bin Laden.

Në një intervistë me BBC-në të transmetuar sot, zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara e respektojnë sovranitetin e Pakistanit, por detyra e administratës së tij është të sigurojë vendin. Ai tha se do të miratonte një operacion tjetër në Pakistan nëqoftëse atje ndodhet dikush i cili planifikon në mënyrë aktive vrasje mes njerëzve tanë dhe aleatëve.

Në intervistë, zoti Obama tha gjithashtu se është i gatshëm të hapë negociata me Talebanin në përpjekje për t’u dhënë fund luftimeve në Afganistan. Por ai shtoi se udhëheqësit talebanë duhet që, së pari të ndërpresin lidhjet e tyre me al-Kaidën.

XS
SM
MD
LG