Lidhje

Obama përgëzon Netanyahun


Presidenti Barack Obama i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se do të rivlerësojë aspekte të marrëdhënieve amerikano-izraelite, pas komenteve të udhëheqësit izraelit, lidhur me zgjidhjen me dy shtete në Lindjen e Mesme.

Zoti Obama e mori dje në telefon kryeministrin izraelit për ta përgëzuar për fitoren në zgjedhjet parlamentare të kësaj jave, njoftoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë në kushtet e anonimitetit.

Para zgjedhjeve të së martës, zoti Netanyahu i tha medias izarelite se ai nuk do ta mbështesë kurrë krijimin e një shteti palestinez, si mënyrë për zgjidhjen e krizës afatgjatë mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Dje kryeministri izraelit u distancua nga deklarata e mëparshme, gjatë një intervistë për median amerikane, duke thënë se ai nuk e kundërshton idenë e një “shteti palestinez të çmilitarizuar”, por duke shtuar se kjo nuk është diçka që mund të arrihet tani për tani.

XS
SM
MD
LG