Lidhje

Presidenti Obama shkon në Nju Xhersi


Dy ditë pasi shkoi në Oklahoma për të parë nga afër shkatërrimet e shkaktuara nga tornadoja, presidenti Obama shkoi sot në Nju Xhersi.

Ai vizitoi parkun Asbury, i cili është restauruar pasi u shkatërruar nga stuhia e fuqishme Sandy. Presidenti u shoqërua nga guvernatori Chris Christie.

Ata bënë një turne të ngjashëm së bashku disa ditë pasi stuhia Sandy preku rajonin. Ajo vizitë u duk të sillte përfitime politike për të dy politikanët. Sot ata do të takohen me familje dhe pronarë biznesesh.
XS
SM
MD
LG