Lidhje

Obama: Nuk do të pres Kongresin të marrë masa për ekonominë

  • Zëri Amerikës

Барак

Барак

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se nuk do të presë më që Kongresi të marrë masa për të rigjallëruar ekonominë e vendit.

Presidenti tha në një takim të Këshillit për Vende Pune dhe Konkurrencë sot në Pitsburg të Pensilvanisë se populli amerikan nuk mund të presë më.

Ai tha se stafi i tij po punon për të nxitur ekonominë dhe për të hapur vende pune, pa nevojën e akteve të ligjvënësve.

Presidenti shpjegoi se administrata e tij po përpiqet për të përshpejtuar procesin e liçencimit për 14 projekte infrastrukture në të gjithë vendin.

XS
SM
MD
LG