Lidhje

Lista e terroristëve


Një artikull i botuar në SHBA shkruan se Presidenti Obama mbikqyr një proces sekret për vendosjen e të dyshuarve të al-Kaidës në një listë.

Një artikull i botuar në Shtetet e Bashkuara thotë se Presidenti Barak Obama mbikqyr personalisht një proces sekret për vendosjen e të dyshuarve të al-Kaidës në një listë me objektiva për t’u vrarë.

Gazeta The New York Times njoftoi të martën se dhjetëra zyrtarë të lartë dhe ish këshilltarë amerikanë kanë konfirmuar se administrata Obama ka një “listë me persona për t’u vrarë” me emra të të dyshuarve të al-Kaidës të cilët mund të jenë në shënjestër për sulm me avion të telekomanduar.

Artikulli thotë se zoti Obama miraton personalisht çdo sulm në Jemen dhe në Somali me avionët pa pilot, dhe veçanërisht sulmet e rrezikshme në Pakistan. Aty thuhet se Presidenti është personi që vendos nëse do të zhvillohet apo jo një sulm në rastet kur familja e të dyshuarit terrorist është me të.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG