Lidhje

Pres. Obama, lajmi për ndalimin e rrjedhjes është shenjë e mirë


Pres. Obama, lajmi për ndalimin e rrjedhjes është shenjë e mirë
Pres. Obama, lajmi për ndalimin e rrjedhjes është shenjë e mirë

Presidenti Obama tha se bllokimi i rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës nga firma BP është lajm i mirë, por ai paralajmëroi se ende nuk dihet përfundimisht në se kupola do të jetë zgjidhja përfundimtare për bllokimin e pusit të dëmtuar.

Duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti tha se shkencëtarët e qeverisë dhe ekspertë të tjerë privatë janë ende duke analizuar të dhënat e provës me kupolën e re.

Zyrtarët e firmës BP thonë se ata janë të inkurajuar nga rezultatet e deritanishme që e kanë bllokuar rrjedhjen e naftës. Zëdhënësi i BP, Steve Rinehart i tha Zërit të Amerikës se presioni në kupolë vazhdon të rritet, gjë që është shenjë e mirë. Presioni i ulët, tha ai, tregon se pusi mund të ketë filluar të rrjedhë diku tjetër.

Vendosja e kupolës së re përfundoi të enjten, duke ndaluar për herë të parë, rrjedhen e naftës në det që nga muaji prill. Kompania e naftës BP tha se nga pusi i dëmtuar në fund të detit në Gjirin e Meksikës nuk po rrjedh më naftë.

Prova bëhet duke mbylluar të gjitha valvolat e kapakut për të përcaktuar nëse ai do t’i rrezistojë presionit të naftës nga pusi, duke bllokuar përfundimisht rrjedhjen që shkonte deri në 60 mijë fuçi nafte në ditë. BP tha se mund ta ndërpresi provën më shpejt nëse presionet e matura janë shumë të ulta, një shenjë kjo se rrjedhje të tjera mund të ketë diku gjetkë në pus.

Një tjetër zyrtar i BP, Dag Satëll, thas e aftësia e kompanisë për të bllokuar rrjedhjen është reale, por ende nuk ka ardhur koha për të festuar.

, por vuri në dukje se procedura është ende në fazën e provës. Ai tha se do të flasë përsëri për këtë çështje sot.

XS
SM
MD
LG