Lidhje

Presidenti Obama formon një komision për të hetuar rrjedhën e naftës në Gjirin e Meksikës


Presidenti Obama formon një komision për të hetuar rrjedhën e naftës në Gjirin e Meksikës
Presidenti Obama formon një komision për të hetuar rrjedhën e naftës në Gjirin e Meksikës

Presidenti amerikan Barack Obama ka formuar një komision dypalësh për të hetuar rrjedhën e madhe të naftës në Gjirin e Meksikës dhe për të bërë rekomandime për raste të ngjashme në të ardhmen.

Në fjalimin e tij të përjavshëm, presidenti Obama kritikoi marrëdheniet e ngushta mes kompanive të naftës dhe agjencive shtetërore që i mbikëqyrin ato dhe tha se agjencitë rregullatore duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar derdhje të tilla nafte në det.

Rrjedha e naftës nga depozita nëndetare ka arritur deri në ujërat delikate të brigjeve të Luizianës. Zyrtarët atje po shqyrtojnë ndertimin e barrierave me rerë për të parandaluar mbërritjen e naftës në brigje, por ekspertët kanë shprehur dyshime në suksesin e planit.

Nderkohë, zyrtarët e kompanisë BP po përgatiten për të provuar të mbyllin të çarën e depozitës me një lëng çpimi të njohur si “balta e rendë” një përzjerje kjo e ujit me minerale sulfati. Kompania thotë se po punon për të pozicionuar anijet në sipërfaqe dhe mjetet e punës në dyshemenë detare për procedurën, e cila mund të mos vihet në zbatim deri të martën.

XS
SM
MD
LG