Lidhje

Obama, optimist për zgjatjen e afatit të shkurtimit të taksave


Obama, optimist për zgjatjen e afatit të shkurtimit të taksave

Obama, optimist për zgjatjen e afatit të shkurtimit të taksave

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se ka shenja pozitive se Kongresi do të miratojë zgjatjen e afatit për shkurtimet e taksave mbi pagat si dhe zgjatjen e sigurimeve për papunësinë, por paralajmëroi se asgjë nuk është e garantuar deri në momentin që ai e siglon ligjin.

Presidenti Obama tha sot në Uashington se vendi vazhdon përpjekjet e rimëkëmbjes për të kapërcyer pasojat e krizës dhe se ka ende shumë punë përpara. Ai tha se nuk është në interes të vendit që qeveria federale të bëhet pengesë në këto përpjekje.

Presidenti i bëri komentet një ditë pasi shumica republikane në Dhomën e Përfaqësuesve njoftoi një propozim për të zgjatur deri në fund të vitit shkurtimin e taksave mbi pagat, pra me sa duket ata kanë hequr dorë nga parakushti për shkurtime buxhetore në shkëmbim për këtë masë.

Shkurtimet e taksës mbi pagat skadojnë në fund të muajit. Negociatat për zgjatjen e tyre deri në fund të vitit kanë ngecur nga përplasjet partiake mes ligjvënësve nga të dy krahët politikë.

XS
SM
MD
LG