Lidhje

Obama, Park Geun-hye, paralajmërime ndaj Phenianit


Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologia e tij koreano-jugore, Park Geun-hye po e paralajmërojnë Korenë e Veriut që të mos bëjë një provë tjetër bërthamore.

Gjatë një konference për shtyp në Seul sot, zoti Obama tha se Pheniani nuk do të sigurojë asgjë përveç një izolimi të mëtejshëm, nëse bën një provë të katërt bërthamore.

Ai shtoi se angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj Koresë së Jugut nuk do të lëkundet asnjëherë dhe se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë të bashkuar kundër provokimeve koreano-veriore.

Udhëheqësja koreano-jugore tha se vizita e zotit Obama, ndalesa e dytë e një turneu aziatik, dërgon një mesazh të qartë se provokimet e Koresë së Veriut nuk do të tolerohen.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG