Lidhje

Obama përfundon vizitat në Lindjen e Mesme dhe Evropë


Presidenti amerikan Barack Obama po kthehet në Uashington, pas udhëtimit njëjavor në Lindjen e Mesme dhe Evropë.

Në vizitën e fundit të turneut, zoti Obama u takua me Mbretin Saudit Abdullah.

Takimi i tyre pranë Riadit dje, u përqendrua kryesisht tek tensionet e shkaktuara nga lufta civile në Siri dhe programi bërthamor i Iranit.

Para se të largohej nga Riadi, presidenti i paraqiti Çmimin Grua e Guximshme të Departamentit të Shtetit, Maha al-Muneefit, për rolin e saj në luftën ndaj dhunës në familje.
XS
SM
MD
LG