Lidhje

Obama përshëndet marrëveshjen në përgjigje të krizës së eurozonës


Obama përshëndet marrëveshjen në përgjigje të krizës së eurozonës
Obama përshëndet marrëveshjen në përgjigje të krizës së eurozonës

Presidenti Barak Obama tha se nuk ka asnjë dyshim se marrëveshja e Bashkimit Evropian për të shkurtuar borxhin e Greqisë dhe për të rritur fondin e shpëtimit ekonomik është një masë progresive. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Kent Klain na informon nga Shtëpia e Bardhë se presidenti tha se zbatimin me rigorozitet i planit është esencial.

Pas takimit dje me Kryeministrin e Republikës Çeke, Petr Neshas, Presidenti Obama tha se marrëveshja e Bashkimit Evropian është një hap drejt zgjidhjes së krizës së eurozonës.

“Mbeta shumë i kënaqur kur pashë udhëheqësit e Evropës se ishin dakord se është si në interes të Evropës ashtu edhe të gjithë botës që situata të stabilizohet. Për mendimin tim ata kanë bërë përparim në ndjeshëm gjatë javës së fundit dhe esenciale tani është që ajo të zbatohet me efikasitet”.

Çmimet e aksioneve u ngritën ndjeshëm dje nëpër botë pas shpalljes së marrëveshjes. Në Nju Jork, indeksi Dow Jones u ngrit tre përqind, kryesisht në përgjigje të lajmit.

Zoti Obama tha se gjendja e ekonomisë së Evropës ndikon drejtpërdrejt në ekonominë amerikane.

“Nëse Evropa është e dobët, nëse Evropa nuk shënon rritje ekonomie, si partneri ynë më i madh tregtar, ajo do të ketë ndikim në bizneset tona dhe në aftësinë tonë për të krijuar vende pune këtu në Shtetet e Bashkuara”.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian i bindën bankat dhe investitorët të pranonin një humbje prej 50 përqindësh nga bonot greke të thesarit që do të ulë borxhin e Greqisë përgjysmë. Në bazë të planit, bankat duhet të grumbullojnë edhe 148 miliardë dollarë deri në muajin qershor, ndërsa 17 vendet e eurozonës do të ngrenë fondin e tyre të shpëtimit ekonomik në 1.4 trillionë dollarë.

Presidenti Obamafalenderoi Kryeministrin Neshas për ndihmesën e Republikës Çeke në koalicionin e udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan.

Të dy udhëheqësit thanë se vendet e tyre mbeten të angazhuara në mbështetje të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG