Lidhje

Amerikanët të pakënaqur me Pres. Obama për ISIS


Një anketë e re tregon se amerikanët janë të pakënaqur me përpjekjet e Presidentit Obama për të luftuar Shtetin Islamik në Lindjen e Mesme. Disa prej të anketuarve thonë se presidenti amerikan po bën shumë pak dhe të tjerë thonë se ai e ka shkelur premtimin për t’i dhënë fund përfshirjes ushtarake amerikane në rajon.

Anketa e agjencisë Associated Press dhe firmës së anketimeve GfK ka gjetur se në mesin e tetorit, më tepër se 6 në 10 amerikanë nuk ishin dakord me përgjigjen e Presidentit Obama ndaj avancimit të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Më tepër se një vit më parë, presidenti autorizoi fushatën ajrore kundër objektivave islamike në të dy vendet dhe kohët e fundit dërgoi 50 trupa të operacioneve speciale në Siri, si këshilltarë të forcave kurde dhe arabe që luftojnë me kryengritësit.

Por mbështetja për fushatën e nisur kundër Shtetit Islamik po zbehet: vetëm 38 për qind e amerikanëve janë dakord me të aktualisht, krahasuar me një vit më parë, kur gjysma e amerikanëve e mbështesnin atë.

XS
SM
MD
LG