Lidhje

Presidenti Obama planifikon vizitë në Poloni


Presidenti Barack Obama do të vizitojë Poloninë në qershor, duke shtuar një ndalesë në udhëtimin e tij ku pritet të mbizotërojë situata në Ukrainë si rezultat i veprimeve ruse. Po këto tema ishin në krye të axhendës së udhëtimit të presidentit në Evropë në mars.

Shtëpia e Bardhë njofton se zoti Obama do të zhvillojë takime dypalëshe në Varshavë dhe do të marrë pjesë në një aktivitet me rastin e rrëzimit të komunizmit në këtë vend, 25 vjet më parë.

Nënpresidenti Joe Biden ishte në Poloni muajin e kaluar për të treguar mbështetje për rajonin, pasi Rusia aneksoi rajonin ukrainas të Krimesë.

Pas Varshavës, zoti Obama do të takohet me udhëheqës të Grupit të Shtatëshes në Bruksel. Takimi ishte planifikuar fillimisht të mblidhte G-8 në Soçi të Rusisë, por u anullua si rezultat i ndërhyrjes ruse në Ukrainë.

Presidenti Obama do të shkojë edhe në Francë për të marrë pjesë në ceremonitë me rastin e 70 vjetorit të ndërhyrjes së forcave aleate në Normandi gjatë Luftës II Botërore.
XS
SM
MD
LG