Lidhje

Presidenti Obama në Boston

  • Dan Robinson

Presidenti Barack Obama tha se vendosmëria e vendit është "përgjigja më e mirë" ndaj terroristëve përgjegjës për dy shpërthimet vdekjeprurëse në Maratonën e Bostonit të hënën e kaluar.

Presidenti u tha të pranishmëve në një shërbësë ndërfetare në në Boston të shtetit Massachusetts se ky qytet u ka kujtuar amerikanvëe që të vazhdojnë dhe të këmbëngulin.

"Ne mund të jemi rrëzuar për momentin, por ne do të ngrihemi dhe do ta vazhdojmë garën deri në fund", tha presidenti.

Ai iu lut Zotit t’i mbajë afër ata që humbën të dashurit në këtë tragjedi dhe i paralajmëroi personat përgjegjës se do të nxirren para përgjegjësisë.

Violinçelisti amerikan Yo-Yo Ma mbushi katedralen me një melodi të bukur, megjithëse të trishtueshme. Gjatë shërbesës folën edhe Kardinali i Bostonit, Sean O'Malley dhe guvernatori i Massachusetts, Deval Patrick.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se, gjatë qëndrimit në Boston, Presidenti do të takohet me familjet e të vrarëve dhe të plagosurve si dhe me ekipet e ndihmës së shpejtë.
XS
SM
MD
LG