Lidhje

Obama: Mubarak të ndërmarrë një kalim të rregullt të pushtetit

  • Zëri Amerikës

Obama: Mubarak të ndërmarrë një kalim të rregullt të pushtetit

Obama: Mubarak të ndërmarrë një kalim të rregullt të pushtetit

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se Presidenti Barak Obama u ka deklaruar disa udhëheqësve botërorë se Presidenti egjiptian Hosni Mubarak duhet të ndërmarrë një kalim “të rregullt dhe paqësor të pushtetit, duke filluar menjëherë”.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej se zoti Obama i bëri komentet dje gjatë bisedave telefonike me Kryeministrin britanik, Dejvid Kameron, me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe me Princin e Emirateve të Bashkuara, Mohamed bin Zayed.

Në një deklaratë të qeverisë britanike thuhej se zoti Kameron dhe zoti Obama janë dakord se Egjipti ka nevojë për një plan të qartë dhe të besueshëm për ndryshime politike sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, Nënpresidenti Xho Bajden ia përsëriti mesazhin e Presidentit Obama nënpresidentit të Egjiptit Omar Sulejman gjatë një bisede telefonike të shtunën. Zoti Bajden e pyeti gjithashtu zotin Sulejman rreth hapave që po bënte Egjipti përsa i përket fillimit të negociatave gjithpërfshirëse për të përmbushur aspiratat e popullit egjiptian. Ai bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të gazetarëve dhe veprimtarëve të të drejtave të njeriut, që sipas Uashingtonit, ishin arrestuar pa ndonjë shkak.

XS
SM
MD
LG