Lidhje

Presidenti Obama prezanton planin e ri për mbrojtjen

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama prezanton planin e ri për mbrojtjen

Presidenti Obama prezanton planin e ri për mbrojtjen

Presidenti amerikan Barak Obama prezantoi sot një plan të ri për mbrojtjen, ku përfshihen shkurtime të buxhetit ushtarak prej miliarda dollarësh dhe atë që ai e përshkroi si një “moment tranzicioni” pas një dekade me luftra.

Presidenti e parashtroi rishikimin strategjik sot në Pentagon. Bashkë me të ishin edhe Sekretari i Mbrojtjes Leon Paneta dhe shefi i Shtatmadhorisë Martin Dempsey.

Strategjia e re do të zgjerojë rolin e ushtrisë amerikane në Azi, në përgjigje të forcimit të Kinës si dhe do të përqendrohet në ruajtjen e pranisë në Lindjen e Mesme, ku Irani vazhdon të mbetet shqetësim.

Plani përbën një ndryshim të vogël nga strategjia disa dekadëshe e Pentagonit, që ishte përgatitja për t’u angazhuar njëkohësisht në dy luftra të rëndësishme rajonale.

XS
SM
MD
LG