Lidhje

Obama, Putin takohen në Paris


Presidenti amerikan Barak Obama i shprehu keqardhje presidentit rus Vladimir Putin për rrëzimin e avionit luftarak rus nga Turqia javën e kaluar dhe i bëri thirrje udhëheqësit të Kremlinit për të ulur tensionet me Turqinë.

Dy udhëheqësit u takuan për 30 minuta në periferitë e Samitit të Klimës jashtë Parisit. Turqia thotë se e rrëzoi avionin pasi kishte hyrë në hapësirën e saj ajrore. Njëri nga pilotët u vra gjatë përpjekjeve të mëvonshme për ta shpëtuar. Zoti Putin reagoi duke vendosur sanksione ekonomike kundër Ankarasë.

Presidenti Obama dhe Presidenti Putin diskutuan në hollësi edhe mbi luftën në Siri. Uashingtoni dhe Moska thanë se ata ranë dakord mbi nevojën e një zgjidhjeje politike të konfliktit që vazhdon prej 4 vjetësh e gjysmë ndërmjet grupeve kryengritëse që përpiqen të rrëzojnë Presidentin Bashar al -Assad dhe forcave besnike të qeverisë së tij.

Shtëpia e Bardhë tha se udhëheqësit diskutuan mbi nevojën e ngutshme për të bërë përparim në bisedimet e Vjenë, të cilat synojnë arritjen e një armëpushimi dhe të një zgjidhjeje politike. Por presidentët Obama dhe Putin kanë mosmarrëveshje mbi fatin e Asadit. Presidenti Obama i tha zotit Putin se Assadi duhet të largohet nga pushteti. Ndërkaq Moska vazhdon bombardimet ajrore ndaj grupeve që janë kundër Asadit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG