Lidhje

Pres. Obama u bën thirrje republikanëve të zgjasin përfitimet e papunësisë

  • Zëri Amerikës

Presidenti Barak Obama po u bën thirrje republikanëve të ndihmojnë për të miratuar një projekt-ligj që do të zgjaste përfitimet e papunësisë për mijëra të papunë në Amerikë.

Në komentet që bëri sot në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se opozita republikane ndaj këtij projekt-ligji pasqyron një mungesë besimi tek populli amerikan. Ai tha se të papunët nuk kërkojnë lëmoshë, por duan të gjejnë punë.

Republikanët thonë se shuma prej 34 miliardë dollarësh që nevojitet për zgjatjen e këtyre përfitimeve duhet të përballohet nga ulja e shpenzimeve dhe jo duke marrë para borxh, gjë që do të rriste borxhin kombëtar të vendit.

Senati pritet ta hedhë në diskutim këtë masë nesër, pasi të bëjë betimin Senatori që do të zëvendësojë demokratin Robert Bërd, i cili vdiq muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG