Lidhje

Obama: Republikanët duan vizion radikal për Amerikën


Fjalimi i zotit Obama theksoi mesazhin e tij për votuesit lidhur me diferencën mes atyre që i cilëson propozime të tij buxhetore të balancuara dhe drejta dhe atyre të republikanëve në opozitë, përfshi kandidatëve të partisë për president.

Javën e kaluar, Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët miratoi një propozim buxhetor për vitin 2013, një plan 3.5 trilion dollarë të mbështetur nga kryesusi i garës republikane për president Mitt Romney. Plani do të shkurtonte defiçitin gjatë 10 vjeçarit të ardhëshëm me disa triliona dollarë më shumë se propozimi i presidentit Obama, duke eleminuar klauzola për taksat dhe vënë në shënjestër programe që kryesisht ndihmojnë amerikanët me të ardhura të pakta. Plani po ashtu përfshin shkurtime taksash që favorizojnë amerikanët e pasur.

Duke folur për redaktorët dhe botuesit e Associated Press këtu në Washington, demokrati Obama i quajti propozimet e republikanëve, receta për rënie ekonomike, që do të kenë pasoja shkatërruese për klasën e mesme.

“Është një kalë Troje. I maskuar si plan për reduktimin e defiçitit, realisht është një përpjekje për të imponuar pikpamje radikale në vendin tonë. Është i mbuluar hollë si Darvinizëm social. Bie ndesh me historinë tonë si një vend i mundësive dhe lëvizjeve në rritje për këdo që është i gatëshëm të punojë.”

Zoti Obama tha se buxheti republikan do të ngushtojë investimet në arsim, trajnim dhe kërkimtari, të nevojshme për të ndërtuar një ekonomi amerikane të fuqishme. Presidenti tha se begatia me bazë të gjerë asnjëherë nuk ka rrjedhur poshtë nga suksesi i disa të pasurve, por ka ardhur nga suksesi dhe rritja e klasës së mesme. Ai i akuzoi republikanët për nxitjen e një plani radikal.

“Ky nuk është një buxhet i propozuar nga një grup i vogël pa zë në Partinë Republikane. Kjo është platforma drejtuese e partisë. Ata po veprojnë në bazë të kësaj platforme.”

Reagimi i republikanëve ishte i shpejtë. Një zëdhënës i fushatës së zotit Romney e quajti zotin Obama të pakualifikuar për të dhënë leksione mbi shpenzimet qeveritare sepse ai kishte grumbulluar triliona dollarë në borxhe të reja që nga ardha në Shtepinë e Bardhë.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani John Boehner e akuzoi zotin Obama për përdorimin e shtrembërimeve dhe akuzave partiake si dhe riangazhimin ndaj politikave që kanë përkeqësuar krizën amerikane të borxheve.

Fjalimi i zotit Obama erdhi ndërkohë që zoti Romney ka shpresa të forcojë edhe më tej statusin si kryesues i garës republikane për president në zgjedhjet paraprake në shtetet Wisconsin, Maryland dhe Washington.

XS
SM
MD
LG