Lidhje

Presidenti Obama menjëherë pas fitores


Obam

Obam

Shtëpia e Bardhë bëri sot publike një video të presidentit Obama të regjistruar në Çikago një ditë pas fitores. Presidenti shihet në video duke përshëndetur mjaft i prekur emocionalisht pjesëtarët e fushatës së tij, për punën e bërë gjatë garës elektorale.

“Jam shumë krenar për të gjithë – thotë mes të tjerash i përlotur presidenti Obama . Edhe përpara shpalljes së rezultatave mbrëmjen e djeshme, unë e ndjeja se e kisha përmbushur angazhimin tim në garën për t’u rizgjedhur, falë punës suaj që më bëri të kuptoj se puna që unë bëj është shumë e rëndësishme.”

Videoja e cila zgjat rreth 5 minuta, është marrë nga përshëndetja që presidenti Obama bëri përpara pjestarëve të ekipit të tij elektoral për garën presidenciale ditën e mërkurë në qytetin e Çikagos.

Presidenti Obama u rizgjodh mbasi fitoi 303 vota në Kolegjin Zgjedhor përballë 206 të fituara nga kundërshtari i tij republikan Mitt Romney.
XS
SM
MD
LG